Kejvina Kthella ndez sërish rrjetin me pozat provokative

316
Sigal

Kejvina Kthella ka qenë gjithmonë në fokus të mediave jo vetëm për shkak të profesionit, por gjithashtu edhe për jetën e saj personale. Modelja është shumë e ndjekur në rrjete sociale, ku shpesh ndan foto mjaft provokative që tërheqin gjithmonë vëmendjen e të gjithëve.

Së fundmi, ish-velina ka publikuar disa foto në Instagram, ku duket mjaft tërheqëse dhe në super formë. Ajo ka pozuar me disa fustane të ndryshme, duke tërhequr vëmendjen e ndjekësve, ku nuk kanë munguar as komentet e shumta.

Mes komplimenteve të shumta, ka rënë në sy komenti i njërit prej ndjekësve i cili shkruan: “Të shkon më shumë bluja se të bëhet matchy me sytë”