Rreperi i njohur së shpejti baba, zbulohet gjinia e bebes…

498
Sigal

Mc Kresha dhe partnerja e tij, Erzina Shehu, u martuan sa hap e mbyll sytë dhe po aq shpejtë qarkulloi edhe lajmi se të sapomartuarit do të bëhen prindër për herë të parë. Tani, jo vetëm që përflitet se Erzina është në muajt e parë të shtatzënisë, saktësisht në të katërtin por burime të tjera thonë se është zbuluar edhe gjinia e fëmijës. Prive.al raporton se burime të sigurta pranë tyre kanë konfirmuar se Kresha dhe Erzina janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Sipas po të njëjtave burime, ata do të bëhen prindër të një vajze. Në fillim të nëntorit, një burim tha për Prive.al se “Kresha është bashkë me Erzinën tash e një kohë dhe do të kurorëzojnë dashurinë në muajin dhjetor”. Dje, (15 dhjetor) u martuan.