“Katastrofë!”, arkitekti tregon arsyet pse nuk i ka lënë qytetarët të blejnë hyrje në Durrës

604
Sigal

Arkitekti i njohur kosovar, Astrit Nixha tregoi arsyet se pse qytetarët në Kosovë nuk i ka lejuar që të blejnë një hyrje në Durrës.

Ai deklaroi gjatë emisionit “Opinion” se ka patur nga ata kosovarë që e kanë pyetur për apartamente në qytetin e Durrësit, por ai nuk i ka kategorizuar si të sigurta. Sipas Nixhës, ndërtimet nuk kanë patur as kushtet më minimale për të qenë të sigurta.

“Katastrofë! Kur dikush nuk do të na dëgjojë kur flasim si profesionitë, edhe kur opinioni zgjohet prej gjumi kur ndodh. Asnjë nga ndërtimet që kam parë nuk i ka plotësuar kushtet. Nuk jam futur në ndërtim dhe në kualitetin e ndërtimit, janë frenu në pjesën e arkitekturës. Nuk mund të ketë një ndërtesë 5 katëshe, një rrugë 5 metra dhe më pas prapë një ndërtesë 5 katëshe.

Përgjegjësia është në shumë nivele, unë me sa e kontrollova pak legjislaturën në ligj ekzsitojnë të gjitha masat. Një send i vogël që askush nuk e mendon, për shembull në një vend që futen më shumë se 15 veta dera duhet të hapet për jashtë”, u shpreh Astrit Nixha