Rita Ora zbulon rolin që do të ketë në “MTV Video Music Awards 2023”

49
Sigal

Artistja shqiptare me famë ndërkombëtare, Rita Ora, do të jetë këtë vit pjesë e eventit të ndarjes së çmimeve, MTV Video Music Awards 2023.

Këngëtarja do të ngjitet në skenën madhështore më 12 shtator (e martë), që edhe këtë vit mbahet në ‘Prudential Center’ të New Jerseyt.

Autorja e këngës “Anywhere” do të prezantojë një artist ose do të ndajë një nga çmimet e mbrëmjes. Lajmin e ka bërë të ditur me anë të një postimi që ka shpërndarë me ndjekësit në InstaStory.