Beatrix Ramosaj flet për ‘Big Brother VIP’ dhe bullizmin: Ka qenë shumë traumatike

122
Sigal

Para disa javësh përmes një videoje ku shfaqej e përlotur Beatrix Ramosaj adresoi gjithë komentet negative që ka marrë gjatë kësaj periudhe.

Duke u pozicionuar në anën e njerëzve që janë bullizuar në mediat online, këngëtarja tha se ka vendosur mos të heshtë më dhe tu bëjë ballë gjithë njerëzve që e dhunojnë psikologjikisht.

Në një video-live në Instagram ditën e sotme ajo rrëfeu se bullizmin e ka përjetuar që në shkollë për shkak se ishte më e shëndetshme se fëmijët e tjerë.

Image

Që në shkollë e kam përjetuar. Të gjithë kemi karaktere të ndryshme dhe unë futem tek ata që janë më sensitive dhe janë tërhequr. Nuk më kanë pëlqyer asnjëherë konfliktet por kjo nuk domethënë që të tjerët të kenë të drejtën të të shkelin ose komentojmë. Kam qenë pak si shumë e mbushur dhe e kam përjetuar shumë. Por kalohet duke u rritur. Kjo gjëja bëhet edhe traumë. Lidhet me atë idenë, nuk kanë besim në vete. Të gjithë jemi të bukur në mënyrat tona. Jemi të ndryshëm nga njëri-tjetri por jo perfekt. Rëndësi ka të kemi shpirt të mirë.”– tha ajo.

Duke u ndalur te eksperienca e saj në “Big Brother VIP”, Beatrix e cilësoi veten si konkurrenten me eksperiencën më të rëndë. “Unë nuk bëra asgjë gabim dhe nuk e kuptoj dot gjithë negativitetin.”– u shpreh ajo referuar lidhjes me Donald Veshajn teksa shtoi: “Unë si fillim kur dola nga BBV…aty qëndrova për 100 ditë e izoluar pa asnjë informacion. Kur del nuk je në gjendje aq të mirë sa përpara. Ju e dini sa traumatike ka qenë eksperienca për mua. Më e rëndë se e të gjithëve. Jam përballur me një negativitet shumë të madh. Komente nga më të këqijat.”- u shpreh ajo.

Beatrix u shpreh se shumë personazhe publike që kanë influencë nuk e kanë mbështetur por nënvizoi se nëna e Rita Orës, Vera e përkrahu direkt.

Image

“Mediat këtu dhe shumë emra të njohur kur shohin një fenomen të tillë nuk kanë reaguar. U desh një emër i madh si mami i Rita Orës të reagonte ajo dhe të reagonin edhe njerëzit e tjerë. Kur isha brenda BBV ka qenë shumë e vështirë për njerëzit e mi dhe kjo është shumë e shëmtuar dhe nuk e kuptoj.”

Image

Në fund e mbylli duke u shprehur se: “Nuk po e bëj për vëmendje por po flas për një fenomen, kam një qëllim. Gjëja më e vështirë që secili prej nesh mund të kalojë është të gjeturit e fuqisë për t’i folur vetes. Kam shumë gjëra të bukura në jetë, vetë jeta është shumë e bukur dhe si mos të gjesh fuqinë për të ecur para. Tani jam shumë mirë dhe e kam marrë veten.”

Image