Rita Ora uron Presidenten e re të Kosovës: Shumë krenar me ty!

232
Sigal

Figura të njohura të botës së artit dhe muzikës kanë reaguar pasi Vjosa Osmani u zgjodh në krye të shtetit të Kosovës.Mes tyre nuk kishte si të mos mungonte dhe një reagim nga ana e Rita Orës, e cila ka uruar Osmanin me një fotografi në Instastory.

“Urime Vjosa Osmanit, Presidentja e re e Kosovës”, ka shkruar Rita përkrah fotos së Vjosës, kujtojmë që gjithashtu dhe Gashi reagoi mbrëmjen e djeshme për zgjedhjen e presidentes së re, duke thënë se ndihej krenar për të.

“Vjosa Osmani përgëzime, shumë krenar me ty”.

Dhe Era Istrefi gjithashtu është shprehur se “E ardhmja do të jetë e ndritur.

Urime për Kosovën. Nuk mund të jem më krenare”.

Kujtojmë që Vjosa është gruaja e dytë që mori drejtimin e shtetit, pas Atifete Jahjagës.