Rita Ora është martuar! Këngëtarja ndryshon edhe mbiemrin

153
Sigal

Rita Ora është martuar me regjisorin Taika Waititi në një ceremoni intime në Londër. Daily Mail raporton se këngëtarja 31-vjeçare ka ndryshuar edhe mbiemrin dhe tashmë do të njihet si Zonja Waititi-Ora.

Krijuesja e hitit Hot Right Now dhe regjisori i Thor: Love And Thunder, janë fotografuar të dy me unaza ari në gishtat e unazës ditët e fundit, duke ndezur spekulimet se ata tashmë janë martuar.

Rita dhe Taika filluan të takoheshin në mars 2021, përpara se të dilnin publikisht në muajin gusht.

Çifti u fejua dy muaj më parë dhe tani burimet pohojnë se ata po planifikojnë një festë të madhe për të kremtuar martesën me miqtë dhe familjen.

Ditëve të fundit, biondja ka bërë që të shuhen pak thashethemet se ajo dhe Taika kishin lidhur kurorë fshehurazi, pasi ajo u pa me një sërë unazash ari në duar.

Regjisori i lindur në Zelandën e Re, Waititi, u pa po ashtu me një unazë në gisht të premten e kaluar.

U raportua në qershor se çifti do të martoheshin së shpejti, por që nuk kishte një datë të saktë akoma.

Taika ishte martuar më parë me producenten e filmit Chelsea Winstanley, por dyshja besohet se janë ndarë në heshtje në vitin 2018.

Ish-çifti janë bashkë prindër dy vajzave Te Hinekāhu, 10 vjeç, dhe Matewa Kiritapu, gjashtë.