Rihanna shtatzënë për herë të tretë? Shihni fotot e këngëtares

33
Sigal

Fansat e Rihanna-s mendojnë se ajo dhe i dashuri i saj, A$AP Rocky, do të bëhen prindër sërish. Rihanna dhe A$AP tashmë kanë dy fëmijë, RZA dhe Riot që erdhën në jetë në 2022 dhe 2023.

Çifti i famshëm është parë teksa po largoheshin nga aeroporti privat i Milano Linate. Rihanna, A$AP, fëmijët e tyre dhe shoqja e saj e ngushtë Melissa Forde bënë një udhëtim për të festuar ditëlindjen e 36-të të yllit të popit. Mbi kokën e saj RiRi mbante një kurorë ku shkruhej “Vajza e ditëlindjes”.

Nëna e dy fëmijëve kishte veshur diçka të lirshme që mbulohej nga një xhaketë gri që mblidhej në pjesën e mesit.  Dukej sikur Rihanna po përpiqej të largonte vëmendjen nga stomaku i saj. Kohët e fundit, thashethemet se Rihanna është shtatzënë kanë filluar të qarkullojnë në platformën X.

Këngëtarja e mbajti sekret shtatzëninë me djalin, Riot për muaj të tërë dhe nuk dilte nga shtëpia e saj në Beverly Hills.

Rihanna shtatzënë për herë të tretë? Shihni fotot

 

Rihanna shtatzënë për herë të tretë? Shihni fotot