Reperi i njohur së shpejti baba, çifti zbulon gjininë e bebes

54

Sara Hoxha publikoi sot në Instagram foton më romantike krah Ledri Vulës, me rastin e ditëlindjes së tij. Ajo shkruante se fotoja ishte shkrepur në një ndër ditët e tyre më të lumtura. “Kjo ishte një ndër ditët më të lumtura në jetën tonë dhe pata fatin ta ndaja me ty. Për shumë ditë të tjera si kjo! Gëzuar ditëlindjen njeriu që dëshiroj ta mbaj përgjithmonë në zemrën time”, ishte mbishkrimi krahas fotos së publikuar. Burime kanë bërë të ditur se fotoja është realizuar ditën që Sara ka konfirmuar shtatzëninë. Burime pranë çiftit kanë treguar se bukuroshja është në muajin e pestë të shtatzënisë dhe është në pritje të një vajze.