Soni Malaj shuan kuriozitetin për marrëdhenien e saj me Klevin

460
Sigal

Nuk mungojnë momentet kur teksa personazhet vip tentojnë të mbajnë në mister lidhjet e tyre ose jetën private, shpesh aludohet lidhur me të, se ndoshta marrëdhënia është në krizë, se çifti është ndarë apo se është në prag divorci.

Duket se kështu ka ndodhur edhe me këngëtaren e mirë njohur, Soni Malaj e cila është përpjekur fort të mbajë jetën private larg vëmendjes mediatike.

Por fakti se marrëdhënia e saj me Klevin, u zbulua në media, bëri që këngëtarja të mos ngurronte që hera herës të shpërndante në rrjete sociale momentet që kalonte me të.

Pas disa kohësh pa postuar, Soni ka vendosur që tek një foto e vjetër, e tri viteve më parë të vendosë një emoji me zemër mes saj dhe Klevit për të treguar se janë bashkë dhe gjithçka shkon mirë mes tyre.