Regjisorët e “Game of Thrones” japin lajmin e mirë për fansat e serialit

499
Sigal

Seriali i njohur “Game of Thrones” është drejt fundit, ndërkohë që ka mbetur vetëm një seri për t’u transmetuar.

Por pas përfundimit të këtij seriali regjisorët e tij kanë menduar të shfaqin edhe një dokumentar të plotë lidhur me 8 sezonet e tij të realizuara ndër vite.

Veç kësaj regjisorët e serialit kanë nisur xhirimet për një produksion të ri, të cilin përkohësisht e kanë titulluar “Bloodmoon”.

Ky serial ka në fokus krijimit e Westeros dhe ngjarjet zhvillohen rreth 5 mijë vjet përpara zhvillimit të ngjarjeve të serialit të transmetuar deri tani.

Aktorja Naomi Watts është zgjedhur për rolin kryesor në këtë serial. Ajo do të luajë rolin e një gruaje karizmatike, e cila fsheh një sekret të errët.

Sipas mediave ky serial do të zbulojë të vërtetat e tmerrshme të “Westeros” si dhe historinë e krijimit të “White Walkers”.

Ndërkohë seriali aktual “Game Of Thrones” përfundon më 19 maj.