Sigal

Aktori britanik Idris Elba i ka dhënë fund zërave se ai do të luajë personazhin James Bond në serinë e filmave të agjentit 007.

Lajmi se Elba do të ishte James Bond i ardhsëm u shtuan shumë kohët e fundit, pasi 007 aktual Daniel Craig deklaroi se do të hiqte dorë nga roli pas filmit të fundit që pritet të shfaqet në vitin 2019.

Megjithatë ishte vetë aktori me ngjyrë i cili e mohoi lajmin se do të luante agjentin britanik në filmat e ardhshëm. Në premierën e filmit “Yardie” ku Idris Elba debuton si regjizor, aktori u pyet nëse do të ishte ai 007 i ardhshëm dhe aktori i’u përgjigj thjeshtë “jo”.

Përvec agjentit të tij të ardhshëm, seria e filmave James Bond humbi ca kohë më parë dhe regjizorin e filmit të ardhshëm, Danny Boyle, i cili u largua pas mosmarrëveshjeve me producentët e filmit.