‘Pse nxore historitë e kaluara?’/ Vazhdon debati live

183
Sigal

Debati mes Einxhel dhe Donaldit pasi pati kulmin e tij në mbrëmjen live të së martës, ka vijuar edhe sot.

Donaldi i bëri drejtpërdrejtë Einxhel-it pyetjen “pse foli për të kaluarën”, duke qenë se ai u ndje keq për shkak se u përmendën edhe persona të tjerë.

Nga ana e saj, Einxhel i tha se këtë pyetje mund tj’a kishte bërë përgjatë këtyre ditëve.

“Unë me ty nuk flas më fare, as do e bëj më, por dua të di pse e bëre”, tha Donaldi.

“Erdhi si pasojë e faktit që më akuzoi se qaja për show, që më akuzoi si vejushë që qaja kot kur iku Dagz-i, në këtë moment kur më përdor mua duke thënë se i bëj të gjitha këtë për lojë, atëherë çfarë duhet të them unë për telenovelën tënde. Personin e tretë nuk e kam përmendur kurrë, e ka përmendur tjetërkush”, tha Einxhel.