Këngëtarja e njohur Ronela Hajati ka përfaqësuar Shqipërinë në Eurovizion gjatë këtij edicioni si fituese e “Festivalit të RTSH-SË”.
Event ky i mbajtur në Itali dhe Ronela do të pqërfaqësojë Shqipërinë me këngën ‘Sekret” ku si rrallëherë më parë ajo është kthyer në hit nga të huajt dhe po pëlqehet shumë nga publiku.
Ndonëse mbështetja e vendit tonë është e madhe në numër nga fansat e ndryshem që e kanë ndjekur këngëtaren hap pas hapi, duket se disa prejt tyre e kanë komentuar negativisht look0un e Ronelës në videoklip, performancat e saj live si dhe tekstin e këngës.

Vetë Ronela është shprehur e zhgënjyer nga sjellja e shqiptarëve të saj, teksa thotë se është e vetëdijshme që s’do ta fitojë “Eurovision-in”. Megjithatë, jo vetëm se është shqiptarja jonë, por ajo meriton mbështetjen e të gjithëve për talentin, energjinë dhe punën e palodhshme për të na përfaqësuar këtë vit në “Eurovision”.
“E di si është puna? Kam pas ca përgjigje për këta, por zoti i ka lënë si mbetje ekologjike edhe duke qenë gjallë. Dhe mbi të gjitha më vjen turp të shohin të tjerët që shqiptarët përdorin gjuhë të tillë për njëri-tjetrin! Ne përfundimisht kemi shumë probleme të pazgjidhshme me veten tonë që arrijmë në këto grada! Unë nuk do ta fitoj kurrë Eurovisionin dhe as e mendoj. Por mbështetja nga artistët (që unë i kam ndihmuar pafund shumë prej tyre) ka qenë i pallogaritshëm! Më mbushen sytë me lot kur njerëzit e mi përdorin këtë gjuhë urrejtjeje mbi një këngë që nuk flet as për drogë as për 200 shampanja dhe as për 500 goca që mund t’i shëtisësh me Ferrari. Unë po nisem për Itali se kemi provat e fundit me baletin”, ka shkruar Ronela në një postim në InstaStory.






















