Pas problemeve financiare, Flori Mumajesit i buzëqesh sërish ‘fati’, këngëtari rikthehet me një këngë të re

680
Sigal

Këngëtari, kantautori dhe biznesmeni Florian Mumajesi ka thyer jo pak zemra me pushimin e tij në muzikë dhe dalje publike. Që pasi fitoi vitin e shkuar çmimin e parë në festivalin “Kënga Magjike”, Flori nuk u pa më në publik.

Lajmet e mediave rozë u përqëndruan tek financat e Mumajesit, që sipas tyre nuk janë në ditën më të mirë për shkak të problemeve me sekuestrot e përmbarimit.

Por duket se tashmë gjërat po shkojnë duke u rregulluar. Flori do të rikthehet në muzikë dhe kësaj here jo vetëm.

Një bashkëpunim prezantohet nga këngëtarja Shkurte Gashi, me Florin dhe pjesëtarin tjetër të “Threedots”, Brunon.

“Së shpejti”, ka shkruar Shkurta në foton, me të cilën bëri të ditur se kënga do të jetë e shoqëruar edhe me videoklip.

Xhirimet tashmë kanë nisur dhe të tre shihen në një makinë të kuqe, e cila drejtohet nga Shkurte.

Flori shihet teksa qesh në sediljen e pasme, i veshur me të bardha.

Disa javë më parë, teksa falënderonte fansat për urimet për ditëlindje, Flori tha se do të rikthehej sërish në muzikë… dhe siç duket e mbajti fjalën!