Njihuni me aktorët më të paguar të 2019

447
Sigal

Sipas Variety, Ryan Reynolds i është ofruar një pagesë marramendëse prej 27 milionë dollarësh për rolin e tij të ardhshëm në “Six Underground”, një prodhim i Netflix.

Gjithashtu dhe Dwayne “The Rock” Johnson, i cili gjithmonë e më shumë po konsiderohet si një aktor serioz, është paguar më shumë se 20 milionë dollarë për filmin e ardhshëm të “Fast and Furious: Hobbs and Shaw”.

Kolegu i tij në këtë projekt, Jason Statham do të fitojë diku tek 7 milionë dollarë, pra shumë më pak se Johnson. Kjo ndoshta për shkak se “The Rock” ka shijuar susksese më të mëdha vitin e fundit dhe normalisht paga e tij është rritur.

Pagat që marrin aktorët varen plotësisht nga studiot që realizojnë filmat. Netflix i paguan më shumë aktorët dhe stafin e tyre, për shkak të mënyrës se si fundksionon si platformë. Ata nuk i japin atyre asnjë pjesë nga fitimet e filmit.

Will Smith do të paguhet më shumë se 35 milionë dollarë për ‘Bright 2”, edhe pse filmi i parë sipas kritikëve ishte një dështim i vërtetë. Nga ana tjetër ai do të marrë për “Bad Boys” nga Sony 17 milionë dollarë