Kivanç Tatlitug është një ndër aktorët më të suksesshëm turq. Karriera e tij i ka kaluar kufijtë dhe tanimë ai është kthyer në imazhin e shumë markave të njohura të veshjeve. Duke qenë se është shumë i angazhuar, stresin nuk po e përballon siç duhet dhe këtë periudhë ai ndihet shumë i ngarkuar. Përgjatë një interviste të dhënë së fundmi, aktori ka treguar se vuan nga pagjumësia. Ai tregoi se shkak për këtë është bërë roli i ri, të cilin është duke e xhiruar dhe situata është përkeqësuar aq shumë sa shpesh i duket sikur e thërret doktori për të kontrolluar veten.

Më pas Kivanç shtoi se përpiqet të qëndrojë sa më larg rrjeteve sociale në këto momente, prandaj edhe nuk është shumë aktiv me fotot.

NOA