Nga martesa me Lopez te tradhëtia me Icardin, jeta e Wanda Nara në një “reality show”

124
Sigal

Historia plot ulje-ngritje e jetës së Wanda Narës pritet të rrëfehet në një “reality show”. Është ky propozimi i marrë nga bukuroshja argjentinase nga mediat, të cilat kërkojnë që 35-vjeçarja të zbulojë për publikun jetën e saj private.

Divorci me Mauro Icardin sigurisht është ai që intrigon më tepër në këtë periudhë, me çiftin që ishte prej kohësh në negociata për ndarje pas krisjes së marrëdhënies së tyre. Tradhtia e supozuar nga futbollisti bëri që Wanda Nara të shkëpuste përfundimisht marrëdhënien me sulmuesin e Gallatasaraj, i cili pavarësisht kësaj, tenton ende ribashkimin me bukuroshen argjentinase.

Wanda Nara i është përgjigjur pozitivisht kësaj oferta, por me kushtin e vetëm që pjesë e rrëfimit të saj të jetë edhe dy bashkëshortët e saj, Maksi Lopez dhe Icardi. Ky i fundit nisi lidhjen me Wandën menjëherë pas ndarjes me Lopez, madje ishte pikërisht shkaku i divorcit të tyre, pasi u tradhtua nga ndjenjat duke i marrë gruan ish-shokut të tij të skuadrës.

Një puzzle që sigurisht do të marrë formë në orët e ardhshme. Sipas gazetarit, Guido Zaffora, Maksi Lopez ka dhënë “Ok” për të marrë pjesë në intervistën e programuar, teksa mbetet në pritje përgjigja e Icardit.