Nënë për herë të dytë, Arbana Osmani flet si rrallëherë për shtatzëninë

290
Sigal

Moderatorja e njohur, Arbana Osmani është në pritje të ëmbël. Ajo dhe partneri, Eduart Grishaj do të bëhen së shpejti prindër.

Moderatorja ka zbuluar se do të sjellë në jetë një djalë. Arbana gjithashtu e ka bërë si rutinë të postojë vazhdimisht ushqimet që konsumon gjatë kësaj periudhe.

Nisur nga kjo ndjekësit janë bërë merak se po gatuan ushqime që nuk duhen konsumuar gjatë shtatzënisë.

Së fundmi, moderatorja i ka sqaruar të gjithë ndjekësit që i duan të mirën, se jo çdo ushqim që publikon, konsumohet nga ajo. Ajo është shprehur se në këtë periudhë gatuan më shumë për familjen dhe miqtë.