Gjosha takim me qytetarët: 25 Prilli do të jetë dita e ndryshimit

46

Ish-ministrja e Integrimit Klajda Gjosha ka zhvilluar një takim me qytetarët në njësinë numër 5 në kryeqytet.

E frymëzuar nga takimet, Gjosha deklaron se 25 prilli do të jetë dita e ndryshimit, jo vetëm për të ndryshuar një qeveri, por për të ngritur një sistem vlerash dhe për të rikthyer demokracinë!

“Në njësinë 5, ku pata kënaqësi të takoja shumë zonja, të rinj dhe ata që kanë themeluar LSI-në.

Entuziazëm, energji pozitive dhe vendosmëri janë tre karakteristika që prek në çdo takim, me çdo qytetarë.

25 Prilli do të jetë dita e ndryshimit, jo vetëm për të ndryshuar një qeveri, por për të ngritur një sistem vlerash, një sistem funksional dhe për të rikthyer demokracinë!”, shkruan Gjosha në rrjetet sociale.