Në pritje të fëmijës së parë? Si qëndron e vërteta e shtatzanisë së Orinda Hutës

391
Sigal

Orinda Huta është në pritje të fëmijës së saj të parë. Së fundmi, është përfolur për një shtatzani të mundshme të këngëtares, njëherësh prezantuese dhe shkak u bënë disa foto me veshje të gjera që ka publikuar kohët e fundit.

Orinda publikoi një fotografi ku shihej e përqafuar me Turjan Hyskon. Dyshimet lindën gjithashtu dhe nga komentet e bëra në postim. Ishte Xhemi Shehu e cila la tre zemra si koment, detaj që për fansat tregonte se përfaqësojnë çiftin dhe bebushin.

Dhe Marsela Lati komentoi tre zemra, njëra prej të cilave në ngjyrë rozë. Burime pranë këngëtares kanë konfirmuar për “Prive” se ajo është në muajt e parë të pritjes së ëmbël. Fëmija do të jetë fryt i dashurisë afro 15-vjeçare të çiftit të njohur që i thanë “Po” njëri-tjetrit në korik të 2017-ës.