Në një lidhje dashurie me Bradley Cooper? Lady Gaga thyen heshtjen, e vërteta është se…

512
Sigal

Eshtë spekuluar se kimia e trye në ekran në filmin “A star is born”, ka qenë një romancë e vërtetë. Por Lady Gaga ka siguruar fansat se lidhja e saj me Bradley Cooper është thjesht platonike dhe thjesht pjesë e rolit të tyre, si Ally dhe Jackson Maine në fim.

Pavarësisht performancës së tyre romantike gjatë natës së Oscar – që shkaktoj jo pak tituj – Gaga u shfaq në Jimmy Kimel Live në 27 shkurt dhe hodhi poshtë zërat.

“Po, njerëzit panë dashuri, dhe e dini çfarë? Ne atë donim që të shihnin”, tha aktorja-këngëtare. “Ajo që kënduam është këngë dashurie ndërsa filmi është një histori dashurie”, shpjegoi ajo. “Ishte e rëndësishme për të dy ne që të ishim të lidhur gjithë kohës… Kur këndon këngë dashurie, atë do që njerëzit të ndjejnë”.