Martohen Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

324
Sigal

Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj janë zyrtarisht burrë e grua. Përmes disa postimeve në rrjete sociale, ata shkruan se janë të martuar që prej vitit 2019.

Referuar postimit, është e paqartë nëse fotot i përkasin vitit 2019, apo janë aktuale. Sidoqoftë, zoti dhe zonja Prelvukaj pozojnë pranë njëri-tjetrit në një lëndinë me lule me në sfond male me borë.

 

Genci ka veshur një kostum klasik të zi, ndërsa Eni një fustan të ngushtë, me mëngë të fryra që ekspozon këndshëm pjesën e shpinës.

Martohen Eni Koçi dhe Genc Prelvukaj

FOTO: @ENIKOCIIII/INSTAGRAM

Dy këngëtarët e pranuan romancën e shumëpërfolur gjatë festës së përvitshme të vitit 2018 “Op Labi Part”. Nëpër media është përfolur se Eni është në pritje të ëmbël, por asnjë prej tyre nuk e ka konfirmuar shtatzëninë.