Mamit apo babit? Ja kujt i ngjan djali i Almeda Abazit dhe Tolgahan Sayisman

1075
Sigal

Katër ditë pasi solli në jetë djalin Efehan, Almeda Abazi ka dalë nga spitali Acibadem. Ajo u largua nën shoqërinë e bashkëshortit të saj, Tolgahan Sayisman, i cili mbante djalin në një kosh.

Prezantuesja u pyet nga gazetarët se kujt i ngjan foshnja dhe Almeda u përgjigj: “Kur e pashë për herë të parë mendova se lindi Tolgahan. I thashë Sayisman që është identik si ti. Njerëzit që erdhën për vizitë thanë të njëjtën gjë. Dhe grupet e gjakut i kanë njësoj AB.”

Aktori pak ditë më parë tha se lindja ishte e vështirë por për fat të mirë si nëna dhe foshnja janë mirë.

“Ishte një përvojë e mrekullueshme. E kam përjetuar këtë pjesë edhe gjatë skenave të filmave por nuk është njësoj,”-tha Tolgahan.