Pëllumbi gjerman që u kap nga kamera, bëhet “VIP” në internet

587
Sigal

Ishte një pasdite e qetë në Bochold në Gjermani, kur një pëllumb prishi qetësinë dhe theu kufirin e shpejtësisë, duke fluturuar ultaz në një rrugë banimi me 45 km/h në një zonë ku lejohet të qarkullosh me 30 km/h. Një kamera e shpejtë e kapi pëllumbin, në fluturimin e shpejtë.

Autoritetet e qytetit, që ndodhet jo larg kufirit holandez, e publikuan fotografinë javën e kaluar dhe që atëhërë ajo u bë virale. Në rrethana normale, gjoba për shpejtësi do të ishte 25 dollarë.

Kjo ngjarje e çuditshme ndodhi në shkurt, por profili i bashkisë së Bocholt në Fb tha se i ishte dashur ca kohë për ta marrë në konsideratë foton. Bashkia tha se pëllumbi ishte me shpejtësi të madhe 12 km/h dhe gati të përplasej me makina apo kalimtarë.

Një banor i zonës tha se ishte e qartë se ishte një pëllumb garash, ndërsa një tjetër sugjeroi se dënimi i duhur do të ishte që pëllumbi t’i shërbente komunitetit si postier.

E pas kësaj, në faqen e Bochold në Fb, u vu re dhe kjo thënie me mjaft filozofi: Epo, edhe nëse zogu u dashka të paguajë gjobë,m atëherë gjoba mbetet për t’u parë.