Sigal

Justin Tiberlake dhe Jessica Biel janë një ndër çiftet më interesantë të Hollyëood-it. Madje mund t’i konsiderojmë edhe si #couplegoal.

Justin është një bashkëshort shumë i përkushtuar, madje shpeshherë i jep këshilla Jessica se si të vishet, sidomos kur vjen fjala tek këpucët e saj. Në një intervistë për revistën People, këngëtari ka treguar se ai është “fajtori” për këpucët dhe atletet që i mbath aktorja.

“Blej shumë këpucë për të. Më pëlqejnë këpucët e femrave”, ka thënë 37-vjeçari duke shtuar se arrin ta bindë bashkëshorten e tij që t’ia plotësojë dëshirat në përzgjedhjen e këpucëve.

Ai ka theksuar se është i vetëdijshëm se në tepihun e kuq, të gjithë e shikojnë bukuroshen 36 vjeçare, prandaj nuk dëshiron që ajo të bëjë asnjë lëshim në kombinimet që përzgjedh. Ndërkohë, edhe vet Timberlake pohon se gjithmonë përpiqet të duket bukur në daljet publike.

JutinTBiel-2.jpg