Kur je e bekuar, Çiljeta surprizohet nga dedikimi emocionues që i ka ngjitur Fernando në frigorifer

283
Sigal

Çiljeta Xhilaga në çdo dalje të saj publike ka pranuar se me Fernandon ka një marrëdhënie shumë të ngushtë. Ajo e shpreh gjithmonë faktin se ndihet shumë krenare për djalin që po rrit. Edhe pse i vogël, djali i Çiljetës di si t’ja shprehë dashurinë e  madhe që ka për të. Së fundmi ai ka ngjitur një pusull në frigorifer, ku shpreh sa e rëndësishmë është për të dhe se nuk ka njeri në botë që mund ta zëvendësojë. Madje këtë pusull e ka ngjitur me atak që të mos hiqet kurrë nga frigoriferi.  “Është dora jote që më përkëdhel çdo natë, është zëri yt që më qetëson, është trupi yt që ngrohtësi më fal. Dua të të kem pranë, deri kur dita të agojë. Ti për mua je gjithçka në këtë botë e s’ka njeri të të zëvendësojë. Ti për mua je gjithçka e për ty gjithmonë do të kem nevojë”- janë fjalët e ëmbla në letrën nga Fernando. Çiljeta e emocionuar e ka fotografuar dhe e ka postuar në “Instastory”, ku shkruan: “Kur bekohesh me një djalë që të thotë këto fjalë e ta ngjit me super atak dhe te frigoriferi që mos shqitet më”