Këngëtarja me famë botërore Taylor Swift anulon të gjitha koncertet e turneut të 2020-ës

271
Sigal

Website zyrtar i këngëtares së famshme Taylor Swift ka publikuar një deklaratë ku shkruhet se për shkak të rrezikut të lartë që paraqet pandemia, të gjitha koncertet e turneut të këtij viti do të anulohen.

Duket se 30-vjeçarja nuk do të ngjitet në asnjë skenë për të kënduar live hitet e saj për fansat e kanë pritur me padurim këtë moment.

Taylor u shpreh se ndihet e dëshpëruar por ky ishte vendimi duhur për sigurinë e fansave të saj. Ajo tha se shpreson që kjo gjendje të kalojë sa më shpejt dhe të mund të takojë fansat e saj e të performojë për ta.