Sigal

Pak para vitit të ri, u diskutua në mediat online se Monika dhe Loriku do të bëhen prindër për herë të dytë. Në shtator të 2015-ës, Monika solli në jetë djalin e tyre të parë, Boiken Cana.

Pas lajmit të një shtatzënie të mundshme të Monikës, Loriku i mohoi zërat duke thënë se nuk ka asnjë shtatzëni për momentin.

Dje Monika ka postuar disa foto në Instastory, ku një ndër to ishte dhe momenti kur ishte shtatzënë me Boiken.

Arkitektja Italiane me postimin e fundit në Instastory me sa duket është bërë nostalgjike për atë periudhë dhe ka postuar një foto që nuk ishte publikuar asnjëherë më parë.