Këngët e Dua Lipës dhe Rita Orës në top 5 më të mirat në “Spotify”

153
Sigal

Platforma më e madhe muzikore në botë “Spotify” ka renditur këngët e Dua Lipës dhe Rita Orës në Top 5 këngët e reja më të mira.

Në kuadër të këngëve debutuese, kënga “We’re Good” e Duas ka arritur të radhitet e treta në këtë listë të publikimeve të reja.

Kurse kënga “Big” e Ritës që vjen në bashkëpunim me reperin Gunna, radhitet e pesta në këtë platformë.

Ndërkaq, artistë të tjerë që kanë zënë këtë listë me këngët e tyre të reja janë: 6BLACK, Taylor Swift, Karol G, Pink, A$AP Rocky dhe Nicky Jam.