Kënga më e re e Lumi B dhe Ledrit u pëlqye direkt, ndoshta ngaqë ngjanë me kolonën zanore të Ezel-it

463
Sigal

Ledri dhe Lumi B sapo kanë publikuar bashkëpunimin e tyre “Kiss Kiss” i cili po rezulton mjaft i suksesshëm dhe e dimë me siguri se do t’a dëgjojmë kudo gjatë gjithë verës.

E megjithatë duket se melodia e fillimit ngjason me melodinë e një kënge tjetër.

Iconstyle shkruan se baza instrumentale e këngës mund të jetë frymëzuar nga kolona zanore e “Ezel”.

Harmonia e dy instrumentaleve është mjaft e ngjashme, ndonëse kënga e Lumi B-së dhe Ledrit është në stil më të errët për t’iu përshtatur hip hop-it.

Sido që të jetë, të dyja janë shumë fiksuese, njësoj fiksuese.

Hidhuni një vesh më poshtë dhe gjykojeni vetë nëse ngjajnë: