Kejvina thumbon velinën e re të Ermal Mamaqit

559
Sigal

Në puntatën e kësaj të shtune në “Xing me Ermalin”, velina Kejvina Kthella njoftoi publikun se do të largohej nga emisioni në mes të sezonit, pasi diçka e bukur po e priste në Itali. Ermal Mamaqi gjatë emisionit ka bërë në këtë mënyrë edhe thirrjen për të gjitha vajzat që janë të bukura dhe të talentuara të aplikojnë për të zëvëndësuar Kejvinën.

Pas largimit nga emisioni, Kejvina Kthella ka thumbuar në Instastory velinën e re që do t’i zërë vendin në “Xing me Ermalin”. Ajo ka deklaruar se përveç specit të kuq me të cilin ka pozuar në foton e publikuar, askush tjetër nuk mund ta zëvendësojë në emision. “Vetëm ky speci i kuq më zëvendëson mua tek “Xingu”- ka shkruar Kejvina.