Kanye West merr dy vendime drastike: Askush s’do të më detyrojë ta quaj veten siç duan ata

19
Sigal

Kanye West ka ndërmarrë dy hapa të tjerë një muaj pasi u ankua se ndryshimi ligjor i emrit të tij u injorua nga industria e muzikës. Kanye ka fshirë llogarinë e tij në Instagram, ku postonte foto provokuese të bashkëshortes Bianca Censori dhe ndante shpesh mendimet e tij kontraverse.

Duke iu referuar atyre që nuk i drejtohen me emrin e tij ligjor Ye, reperi ndau një screenshot të mesazhit të tij për Justin LaBoy. “Po mbyll llogarinë time në Instagram të Kanye West. Emri im është Ye. Asnjë markë apo numra nuk do të më detyrojnë ta quaj veten ashtu siç duan që unë të jem akoma. Emri do të ndryshohet në Ye në insta së shpejti”, ka shkruar ai në mbishkrim. Po ashtu, reperi ka anuluar eventet e dëgjimit të albumit te tij të ardhshëm Vultures 2.

Ye dhe Ty Dolla $ign ishin planifikuar të mbanin ngjarjet e dëgjimit midis 7-15 prillit në Amalie Arena dhe Amerant Bank Arena. Tani, të dyja arenat kanë lëshuar një deklaratë publike që thotë, “Me keqardhje raportojmë se për shkak të kufizimeve kohore për Ye dhe Ty Dolla $ign për të kuruar prodhimin dhe për të përmbushur kërkesat logjistike, datat e ardhshme për dëgjimin e VULTURES 1&2 do të kenë nevojë do të rishikohen në një datë të mëvonshme.”