Sigal

Ndryshe nga pjesa më e madhe e artisteve të njohura, Rihanna asnjëherë nuk ka pasur komplekse me trupin e saj. Pavarësisht se vitin e kaluar ajo shtoi disa kilogramë më shumë dhe që viheshin re, këngëtarja nuk e kishte aspak problem. Megjithatë për të mos pasur probleme me shëndetin, ajo vendosi të rikthehej në palestër dhe të ushtrohej intensivisht. Tashmë pas një mundi të gjatë dhe lodhje, mund të themi se rezultatet janë shumë të dukshme në trupin e saj. Ajo është shfaqur së fundmi gjatë festës së një miku të saj, veshur me një palë bikini të kuqe dhe dukej thjesht mahnitëse.

Dallohej qartë trupi i tonifikuar dhe barku i saj me muskuj. Tashmë duket se linjat trupore janë njësoj si më parë, megjithëse ka ende edhe pak punë. Ajo ka premtuar se do ta vazhdojë sërish palestrën, pavarësisht se me trupin e saj ndihet shumë mirë në të gjitha mënyrat, duke qenë se siç thotë ajo “nuk është modele e Victoria’s Secret”.