JLO zbulon dallimin mes lidhjes së saj me Affleck dhe romancave të kaluara

43
Sigal

Jennifer Lopez ka folur së fundmi për dallimin mes martesës së saj me Ben Affleck dhe lidhjeve të kaluara.

Gjatë një interviste për Vogue, artistja zbuloi se ka një ndryshim të rëndësishëm, duke iu referuar asaj se si ndihet me Ben.

“Beni dëshiron që unë të kuptoj vlerën time dhe ta di vlerën time”, shpjegoi ajo.

“Ndihem edhe më e relaksuar dhe komode, gjë që më bën të ndihem edhe më e bukur se sa jam ndjerë ndonjëherë me dikë tjetër”, u shpreh me tej JLo.

“Më në fund jam në pikën e jetës time ku e dua çdo pjesë të vetes”.

“Çdo pjesë timen, trupin tim, zërin tim, zgjedhjet e mia, madje edhe gabimet e mia. E gjithë kjo më bëri kjo që jam dhe më çoi këtu ku jam sot”, theksoi mes tjerash ylli i “Hustlers”.