Sigal

Kylie Jenner shumë shpejtë pritet të bëhet miliarderja më e re në botë.

E me gjithë këto para në pasurinë e saj dhe bizneset shumë të suksesshme, sigurisht se në vetëm një orë ajo fiton një shumë marramendëse parash.

Së fundi, Business Insider ka bërë llogaritë për të parë se sa shumë fitojnë në një orë yjet më të pasur, përcjell Gazeta Express.

Dhe krijuesja e ‘Kylie Cosmetics’ del se po fiton pak më shumë se 19 mijë dollarë në orë!

Reporti vjen dy muaj pasi Forbes ka lajmëruar se pasuria ka vlerë përreth 900 milionë dollarë, duke përfshirë brendin e saj të make-up, produkteve dhe pagesave për shoun televiziv, linjës së rrobave dhe marrëveshjen me Puma.