“I trembem të ardhmes, nuk shoh më dritë sepse njerëzit s’kanë bukë të hanë”, Elton Deda i frikësuar pas situatës së krijuar nga Covid-19

368
Sigal

Këngëtari Elton Deda ka rrëfyer ndjesitë e tij, teksa ndodhet i mbyllur brenda katër mureve të shtëpisë, si të gjithë shqiptarët. Në një lidhje me Skype Deda u shpreh se ka frikë nga ajo çfarë e pret të nesërmen dhe se sipas tij, kjo situatë do të ketë ndikim të madh, në të gjithë ekonominë shqiptare. Deda këshillon që e gjithë vëmendja e qeverisë të jetë tek shqiptarët që kanë humbur vendet e punës dhe mbyllja e bizneseve, pasi shumë njerëz nuk kanë as ushqime në shtëpi.

Unë i trembem së ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë. Mesazhi im duhet të ishte shumë optimist, po nuk e ndjej veten ta bëj. Ndaj nuk dua të shtirem. S’e ndjej veten shumë optimist. Do kemi luhatje të mëdha ekonomike që do përjetojnë njerëzit dhe Eltoni. Por them; durim, durim. S’dua të them gjera që janë kot; “oh sa bukur po kalojmë në shtëpi”. I trembem të nesërmes. Ka gjera që do vijnë natyrshëm. Asgjë nuk vjen e forcuar. Unë i trembem të ardhmes, pasi ajo nuk duket me dritë. Nuk shikoj gjëra të ndritshme , të bukura. Do të kalojmë në një recension ekonomik të paparë. Nuk kam çfarë të them, se artistët nuk kanë pse të ndihmohem. Ka njerëz që s’kanë bukë t hanë. Ka njerëz që janë pushuar nga puna. Artist është një gradë që është keqtrajtuar në të kaluar. Por në këto momente që jemi, duhet ë ndihmohem njerëzit që kanë dalë prej pune, njerëzit që kanë falimentuar me bizneset,”– tha Elton Deda.

Kjo deklaratë e këngëtarit vjen tre javë pasi e gjithë Shqipëria ndodhet në izolim për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi. bizneset janë mbyllur dhe shumë qytetarë kanë humbur punët duke mbetur kështu në pritje të pagës së luftës.