Shkon në 10 numri i të infektuarve, një tjetër pozitiv me koronavirus në qarkun e Elbasanit

346
Sigal

Një tjetër rast është konfirmuar me koronavirus në qarkun e Elbasanit, duke e çuar në 10 numrin e të infektuarve në këtë zonë. Megjithatë shifrat zyrtare, priten që të bëhen zyrtare nga Ministria e Shëndetësisë, paraditen e sotme.

Ndërkohë, numri i të infektuarve në Shqipëria ka shkuar në 333, dhe 20 ai i viktimave. Mosha mesatare e të prekurve në Shqipëri është 50 vjeç, relativisht e re, krahasuar me vendet e tjera.

Në Spitalin Infektiv dhe atë “Shefqet Ndroqi”, dy spitalet COVID1 dhe 2, po marrin shërbim 71 persona, 3 prej të cilëve janë të vendosur në aparate respiratore. Numri total i të shëruarve në Shqipëri, ka shkuar në 100.