‘I dashuruar marrëzisht’ /Blero uron Afronën për ditëlindje me dedikimin më të bukur që keni lexuar

910
Sigal

Këngëtari Blero Muharremi dhe partnerja e tij Afrona Dika janë një ndër çiftet më të përfolur të shoëbiz-it për ndarjet dhe ribashkimet mes tyre.

Mirëpo pavarësisht krizave të shumta që ka kaluar lidhja e tyre ata na kanë treguar gjithmonë se janë më të dashuruar se kurrë.

Këtë sapo na i vërtetoi sërish Blero nëpërmjet një urimi që i ka bërë partneres së tij për ditëlindje.

Edhe pse larg njëri-tjetrit, Afronës në këtë ditë speciale nuk i ka munguar një urim i ngrohtë nga Blero.

Këngëtari ka publikuar në Instagram një foto të Afronës dhe krahas saj i shkruan fjalët romantike.

“Shpirti im binjak, gruaja ime dhe gjithçka e imja. Urime ditëlindjen për personin më të mrekullueshëm që njoh dhe me zemrën më të bukur. Jam njeriu më me fat në botë që do ta kaloj jetën pranë teje. Dëshira ime e vetme është që më të mos i kalojmë ditëlindjet të ndarë”, ka shkruar Blero në urimin  e tij.

Image

Image