Goditi me shuplakë prezantuesin, Akademia merr vendimin e rëndë për Will Smith

173
Sigal

Will Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në Academy Awards për 10 vitet e ardhshme. Aktori nuk mund të marrë pjesë në çmimet Oscar dhe ngjarjet e tjera të Akademisë për një dekadë pasi goditi me shuplakë komedianin e njohur, Chris Rock.

Akademia e Arteve dhe Shkencës së Filmit, e cila organizon ceremoninë e ndarjes së çmimeve, u mblodh të premten për të diskutuar masat disiplinore. Takimi, i planifikuar fillimisht për 18 prill, u përshpejtua pasi Smith njoftoi dorëheqjen e tij nga Akademia javën e kaluar.

“Bordi ka vendosur që për një periudhë 10 vjeçare nga 8 Prilli 2022, z. Smith nuk do të lejohet të marrë pjesë në asnjë ngjarje të Akademisë, personalisht ose virtualisht, por pa u kufizuar në Çmimet e Akademisë,” thanë Presidenti i Akademisë, David Rubin dhe CEO Daen Hudson në një deklaratë të premten.

Gjatë ceremonisë në Teatrin Dolby në Los Anxhelos më 27 mars, Smith doli në skenë dhe goditi komedianin, i cili kishte bërë një shaka për gruan e tij, aktoren Jada Pinkett Smith. Incidenti shkaktoi debate të ashpra dhe personazhe të shumtë kërkuan masa të rrepta disiplinore.