Prej disa orësh i bllokuar në greminë, mbërrijnë forcat speciale “Delta” për të nxjerrë turistin polak

144
Sigal

Turisti polak, i cili ka rënë në një greminë në “Kanionet e Gjipesë”, vijon të mbetet i bllokuar.

Mësohet se në vendngjarje kanë mbërritur forcat speciale “Delta” për të bërë të mundur shpëtimin e tij.

Në operacionin e shpëtimit janë angazhuar 7 efektivë të forcave “Delta” dhe 5 efektivë të shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarret dhe Shpëtimit.

Sipas policisë, turisti polak vijon të mbetet i bllokuar që prej orës 13:30 të ditës së sotme. Ai është rrëzuar në një greminë ku ka pësuar frakturë në këmbë.

Njoftimi i policisë:

Më datë 08.04.2022, rreth orës 13:30, në Sallen e Komandës dhe Kontrollit DVP Vlorë, është marrë një telefonatë nga një shtetas Polak, turist, i cili  ka  kërkuar ndihmën e Policisë, pasi ishte rrëzuar në vendin e quajtur “Kanionet e Gjipesë” dhe ka pësuar frakturë në një këmbë.

Menjëherë në drejtim të tij janë nisur shërbimet e Policisë Himarë, MNZ Himarë dhe një mjet i Urgjencës Mjekësore.

Gjithashtu janë nisur forca policie më të specializuara, konkretisht Delta Forcë, pasi terreni ku ka mbetur turisti polak është shumë i vështirë.