Kompania “Michael Kors Holding Ltd” është pranë një marrëveshje për të blerë “Gianni Versace SpA”, pasi marka ikonë e modës tërhoqi interesin e disa pretendetëve.
Marka “Michael Kors” mund të shpallë një marrëveshje në fillim të kësaj jave, që e vlerëson “Versace”-n rreth 2 miliardë dollarë. Familja “Versace” do të vazhdojë të ketë një rol në kompani, sipas marrëveshjes që do të bëhet. Ndërsa bisedimet kanë avancuar, nuk është arritur ende një marrëveshje përfundimtare.
![]()
Kompania “Blackstone Group LP” zotëron 20% të “Versace”-s, e cila shet bluza që variojnë nga 2,100 euro dhe atlete me 995 euro. Është e paqartë nëse firma private do të mbajë apo do t’i shesë aksionet e saj.
“Versace”, e njohur për stilin ekstravagant dhe logon me kokën e Meduzës, punësoi si shef ekzekutiv Jonathan Akeroyd në vitin 2016.
![]()
Donatella Versace dhe vëllai i saj Santo Versace kanë ndihmuar në drejtimin e kompanisë, që nga vrasja e vëllait të tyre Gianni, në 1997-n. Donatella ka postin e drejtores kreative, ndërsa Santo është kryetar.




















