FOTO/Jonida Vokshi i dedikon dy tatuazhe domethënëse vajzës së saj

275
Sigal

Moderatorja shumë e dashur për publikun, Jonida Vokshi ka vetëm disa muaj që është bërë nënë e një vajze, të cilën e pagëzoi me emrin Emi.

Ajo nuk nguron herë pas here të ndajë imazhe të vogëlushes në rrjetet sociale.

Së fundmi, Jonida ka gdhendur në trupin e saj dy tatuazhe, duke i ndarë edhe me fansat e saj në Instastory. Të parin e ka bërë në dorë dhe shkruan ‘Emi’ me një shkrim të veçantë.

Ndërkohë, tatuazhin e dytë e ka bërë në shpinë, duke shkruar “Faleminderit Zot” me një shkrim të veçantë.  Padyshim ky tatuazh duket kaq bukur në shpinën e saj dhe të dyja gdhendjet e Jonidës kanë kuptim shumë domethënës.