Pa atdhe nuk ka fe/ Nën kujdesin e Kryegjyshit Botëror Bektashian, u zhvillua Konferenca Shkencore për 100-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian të Prishtës

422
Sigal

Merr pjesë dhe përshëndet, Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta. Kryegjyshi Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj: Kongres që konsolidoi misionin fisnik e atdhetar të bektashizmit!

Konferencë shkencore për 100 vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian të Prishtës

Nuri ÇUNI

Kujtim BORIÇI

Siç ishte paralajmëruar, ditën e djeshme, në mjediset e Selisë së Shenjtë Bektashiane në Tiranë, u mbajt konferenca shkencore, për 100-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian të Prishtës, që ishte pjesë e aktiviteteve të shumta që ka organizuar kjo Seli, në kuadër të “Viteit të Naim Frashërit”. Në këtë konferencë, morën pjesë Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Z. Ilir Meta, Kreu i Komunitetit Mysliman, Haxhi Bujar Spahiu, Përfaqësuesi i Kishës Ortodokse, At Nikoll Kodheli, përfaqësuesi i Komunitetit Katolik Monsinjor Arjani, nga tarikati ‘Kadri’, sheh Bujar Harasani, nga tarikati ‘Rufai’, Qemaludin Reka, drejtori i Arkivit Qendror të Shqipërisë Dr. Ardit Bida, drejtori i Muzeut Historik Kombëtar Dr. Dorian Koçi etj. Merrnin pjesë gjithashtu klerikë bektashinj e të besimeve të tjera fetarë në Shqipëri, nga Kosova, Maqedonia etj, besimtarë të shumtë e dashamirës të shumtë. Konferenca u parapri nga vizitat e të pranishmëve në ekspozitën e përgatitur enkas për këtë ngjarje si dhe në mjediset e tjera të Selisë së Shenjtë Bektashiane. Moderatore e aktivitetit, ishte gazetarja e njohur, Silvana Braçe.

PËRSHËNDETJA E KRYEGJYSHIT BOTËROR

Pasi falënderoi të pranishmit në këtë aktivitet, Kryegjyshi Botëror Bektashian, Hirësia e Tij Haxhi Edmond Brahimaj, mbajti përshëndetjen e rastit. Ndër të tjera, ai tha: “Si Kryegjysh Botëror Bektashian, u falënderoj të gjithëve, u bekoj dhe u uroj nga zemra për vitin 2021, ju uroj më shumë dashuri në familjet tuaja, më shumë paqe e mirësi, më shumë adhurim  e besim tek i Madhi Zot, më shumë unitet për njeri-tjetrin, për të përballuar sa më mirë këtë periudhë të rëndë pandemie! Do të dëshironim që këtë eveniment të rëndësishëm fetar e atdhetar, 100-vjetorin e Kongresit të Parë Bektashian të Prishtës, ta përkujtonim më ndryshe, më me shumë pjesëmarrës, më me shumë aktivitete e pelegrinazhe, por kjo situatë, na detyron që të respektojmë kushtet e domosdoshme, e ta bëjmë me më pak njerëz. Por njëkohësisht. Me respektin dhe vlerësimin më të madh për këtë datë të shënuar, për klerikët bektashinj dhe zyrtarët e asaj kohe që i mbështetën e, që së bashku mundësuan mbajtjen e Kongresit, duke hapur udhë të reja e dritë në misionin tonë bektashian dhe atdhetar. Siç e dini, sot është dita e katërt e aktiviteteve që Selia e Shenjtë kishte planifikuar e ka realizuar,  si këtu në Selinë Qendrore, në  Prishtë të Skraparit, por dhe teqetë tona të tjera, brenda dhe jashtë Shqipërisë. Kjo ditë, që përfshin dhe këtë konferencë përkujtimore, me kumtimet e  studiuesve, do të sjell më shumë informacion rreth Kongresit të Parë Bektashian, kësaj ngjarje të rëndësishme historike. Ato dit të shënuar në teqenë e Prishtës, besimi i kulluar i Haxhi Bektash Veliut, do të rrënjosen thellë në kujtesën gjithë klerikëve e miliona besimtarëve, bektashianë në Shqipëri e mbarë botën, për vendimet që  mori. Formimi i Komunitetit Bektashian Shqiptar nga ky Kongres, ishte pjesë e kontributeve të bektashinjve në shekuj. Falë vendimeve historike të Kongresit të Lushnjës në janar të vitit 1920 që mori në mbrojte  besimet fetare, bektashizmi shqiptar, filloi organizmin e tij me statut dhe  Këshill, duke e forcuar atë vit pas viti. Madje shumë prej klerikëve bektashianë kanë dhënë edhe jetën në shërbim të lirisë dhe mbrodhësisë së kombit tonë, sipas thënies profetike se “Pa atdhe nuk ka fe!“. Teqeja e Prishtë ku u mbajt Kongresi i Parë bektashian, mbart në historinë e vet sa e sa episode të lavdishëm të besimit të palëkundur në Zot, por edhe të dashurisë për këto troje. Klerikët që kanë shërbyer aty si baba Tahiri, baba Xhaferi, baba Ahmeti, baba Shabani, baba Hysejni, Baba Kamberi, baba Ali Turabiu, si edhe dhjetëra të tjerë, kanë mundur të mbajnë të ndezur çirakun e Haxhi Bektash Veliut, duke shpërndarë dritë dhe besim edhe në kohërat më të vështira të vendit tonë“.

PRESIDENTI I REPUBLIKËS ILIR META

Pas përshëndetjes së Dede Edmond Brahimajt, të pranishmit i përshëndeti Presidenti i Republikës, z. Ilir Meta, i cili, ndër të tjera tha:  “Sot është një ditë historike e kongresit Bektashian, kongresi që shënoi një moment kyç në konsolidimin e shtetit. Udhëheqësit bektashianë të asaj kohe e patën kuptuar se zoti dhe kombi përbënin një lidhje të jashtëzakonshme. Roli i teqesë së Frashërit është i njohur për të gjithë, sidomos në ndikimin dhe formimin e tre rilindësve tanë, vëllezërit Frashëri. Kongresi miratoi statutin e parë të këtij guri të fortë themeli, të selisë së shenjtë. Përmes neneve të këtij statuti u sanksionuan shumë të drejta.

Jemi krenarë që Selia e Shenjtë Bektashiane jo vetëm ngriti rrugën dhe eci e sigurt në gjurmët e Kongresit të Parë, por edhe është shndërruar në faktor aktiv në Shqipëri e Ballkan. Nderojmë sot përpjekjet e heronjve dhe klerikëve bektashianë që vuajtën nga regjimi. Nderojmë Baba Reshat Bardhin që nuk u përkul por qëndroi e bëri që ne sot të kemi jo vetëm këtë besim, por edhe të tjera. Nderojmë Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj që vazhdoi këto tradita ndërkombëtare të shënuara në kongresin e Prishtës. Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm besimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre. Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë”.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta: Kongresi miratoi statutin e parë të këtij guri të fortë themeli, të selisë së shenjtë. Përmes neneve të këtij statuti u sanksionuan shumë të drejta. Nderojmë sot përpjekjet e heronjve dhe klerikëve bektashianë që vuajtën nga regjimi. Nderojmë Baba Reshat Bardhin që nuk u përkul por qëndroi e bëri që ne sot të kemi jo vetëm këtë besim…Nderojmë Kryegjyshin Botëror Haxhi Dede Edmond Brahimaj që vazhdoi këto tradita ndërkombëtare të shënuara në kongresin e Prishtës. Edhe pas 30 viteve nga rënia e regjimit ende jo vetëm besimi bektashian, por edhe të tjerë kanë pengesa për të funksionuar në mënyrë më efikase pranë besimtarëve të tyre. Është koha që shteti dhe të gjitha institucionet të zbatojnë të drejtat kushtetuese të besimeve duke filluar nga kthimi i pronave dhe duke vazhduar me mbështetjen që ato meritojnë”.

KREYETARI I KOMUNITETIT MYSLIMAN SHQIPTAR

Në vazhdim, përshëndeti Kryetari i Komunitetit Mysliman Shqiptar, Haxhi Bujar Spahiu, i cili ndër të tjera tha|: “Shumë i nderuar Kryegjysh Botëror, Haxhi Dede Edmond Brahimaj, shumë i nderuar Presidenti i Republikës z. Ilir Meta, të nderuar përfaqësues të komuniteteve fetare, të tarikateve  të nderuar pjesëmarrës. I  dashur miku im i hershëm Haxhi Dede Edmond Brahimaj! Më lejoni tu shpreh urimet e mija dhe të  të komunitetit Mysliman të Shqipërisë me rastin e 100 vjetorit të Kongresit të Parë Bektashian të Prishtës.  Ne3 në Shqipëri kemi trashëguar dhe ruajmë një harmoni mes besimeve, por me tarikatin bektashi, ne kemi një lidhje më të afërt, pasi i përkasim besimit Islam. Harmonia jonë është modeli më i mirë dhe më i përkryer. Në evenimente të tilla, ne nderojmë e përkujtojmë sakrificat e të parëve tanë, sidomos në këtë eveniment të sotëm të bektashinjve që kanë kontribuar e  sakrifikuar me mundin, djersën e  gjakun e tyre për popullin, atdheun, fenë dhe për unitetin tonë mbarëshqiptar. Tarikati bektashi sot përkujton një ngjarje historike, ngjarje mëvetësie  dhe vlerëson sakrificën e atyre burrave të urtë dhe të mençur që erdhën drejt trojeve tona dhe përhapën besimin dashurinë dhe dhembshurinë mes njerëzve. I uroj Haxhi Dede Edmond Brahimajt shëndet, mbarësi, përkujtim e vlerësim ndër vite të këtij kongresi me lavdi.. Gëzuar 100 vjetorin!“

AT NIKOLL KODHELI  I KISHËS ORTODOKSE

Në emër të Hirësisë së Tij, Anastas Janullatos, përshëndeti At Nikoll Kodheli, i cili pohoi: “Është një  gëzim i madh për komunitetin ortodoks që merr pjesë në këtë konferencë e cila përkujton 1`00 vjetorin e  Kongresit të Parë Bektashian, që është një sukses, një arritje për popullin tonë e kombin. Personalisht jam i ri në moshë dhe kujtoj me nostalgji pamjet e përfaqësuesve të parë të komuniteteve fetarë dhe harmoninë e tyre që ata na lanë si trashëgimni për ne sot që jemi mbledhur sot këtu. Kujtimi më i mirë për të parët tanë, është ti imitojmë ata, të jemi të ngjashëm me ‚tatë ruajmë harmoninë, vëllazërinë e mirë dhe kështu të shohim e të çojmë të gjithë përpara begatinë e këtij populli. Në emër të komunitetit ortodoks, e në emër të Fortlumturisë së Tij, Anastas, Kryepeshkop i Tiranës e gjithë Shqipërisë, përcjell urimet më të mira në këtë konferencë. Perëndia i paqes, i dashurisë e së vërtetës, fuqizoftë përherë komunitetin bektashian Kryegjyshin Botëror të tij, që ti udhëheqë në rrugën e së vërtetës e të dashurisë..“

MONSINJOR ARJANI, I KISHËS KATOLIKE

Në përshëndetjen e tij, Monsinjor Arjani i Kishës Katolike, tha “…Shumë i nderuar Kruegjyshi Dede Mondi shumë i nderuar z. President të nderuar përfaqësues të kulteve në Shqipëri, të nderuar historianë e studiues që jemi sot bashkë në këtë tempull të shenjtë, për të kujtuar një ngjarje të rëndësishme. Pas një viti nga Kongresi i Lushnjës, vëllezërit tanë të Bektashizmit kanë organizuar atë Kongres Bektashian, të cilin sot ne e përkujtojmë me respekt. Është themeluar dje (atëherë), vlerësohet sot, e vërteton atë që ka thënë Papa Gjon Pali i Dytë se ‘një popull që nuk ka të kaluar, nuk ka të ardhme‘. Ky kongres i bektashinjve, ashtu siç ka bashkuar dhe Kongresi i Lushnjes, ka bashkuar shqiptarë besimtarë kudo në trojet shqiptare e më gjerë… Bashkë ne klerikët e gjitha besimeve, na vjen mesazhi nga të parët tanë, që të bashkohemi, të predikojmë e punojmë që rinia të mos rrjedhë, por të ketë kushte të punoj e jetoj këtu në Shqipëri. Pra, ne lider shpirtëror shqiptar, duhet të jemi së bashku që të sensibilizojmë të rinjtë tanë të përqafojnë vlerat më të mira shpirtërore, morale e atdhetare… Në emër të Kishës Katolike, uroj e përgëzoj klerikët e gjithë vëllezërit bektashinj“.

DOKTOR DORIAN KOÇI

Në vazhdim, ishin kumtesat e historianëve, të cilave u parapriu Dr. Dorian Koçi, drejtor i Muzeut Historik Kombëtar. Ndër të tjera, ai kumtoi: „Përfshirja e tarikatit  bektashi në lëvizjen kombëtare shqiptare është tashmë një histori shumë e njohur, por që është me shumë rëndësi të përmendet se edhe gjatë kohës së stabilizimit dhe forcimit të shtetit kombëtar shqiptar, udhëheqësit e komunitetit bektashi të mbështetur edhe nga ithtarët e tyre ishin pionierë të reformimit dhe fitimit të autonomisë të institucioneve  nga varësia e huaj shpirtërore. Kështu vetëm një vit më vonë pasi qe mbajtur Kongresi i Lushnjës, më 14-17 janar 1921… Naim Frashëri preferonte dhe propozonte bektashizmin si sekti islam që ishte më afër kristianizmit. “Për bektashizmin ai shprehte shpresën se do të bëhej një ditë feja e gjithë Shqipërisë, derisa bektashizmi merrte frymëzimin e vet si nga Ungjilli dhe nga Kurani”. …Baballarët duhet të kryesojnë me fjalë të shenjta luftën e lirisë shqiptare, varfët t’u bëhen shokë në gëzim e në hidhërim kombëtarëve. Të dashurit (myhypët) të mos kursehen nga vdekja për atdhe..” Statuti bektashian i Kongresit të Parë në Prishtë, luajti një rol të veçantë jo vetëm për zhvillimin e tarikatit bektashian në Shqipëri,por gjithashtu u bë një model i shkëlqyer për hartimin e statuteve të tjera të komuniteteve fetare me përmbajtje kombëtare dhe që i shërbente unitetit kombëtar. Ky statut e shpalli të pavarur tarikatin bektashian, duke u bërë frymëzues dhe shembull për procesin e vrullshëm të sendërtimit të institucioneve të tjera të Shqipërisë së re. Qeveria shqiptare e kohës u tregua shumë e interesuar dhe e mbështeti kongresin e 17 janarit në Teqenë e Prishtës,i cili sanksionoi krijimin e Komunitetit Bektashian Shqiptar.   Këtë vepër e shikojmë të mishëruar edhe sot, jo vetëm në rregullimet ligjore brenda komunitetit bektashi, por edhe në tolerancën fetare të demonstruar sot në Shqipëri, ku komuniteti bektashi ka dhënë një kontribut të çmua..“

”Dede Edmond Brahimaj:Ato dit të shënuar në teqenë e Prishtës, besimi i kulluar i Haxhi Bektash Veliut, do të rrënjosen thellë në kujtesën gjithë klerikëve e miliona besimtarëve, bektashianë në Shqipëri e mbarë botën, për vendimet që  mori. Formimi i Komunitetit Bektashian Shqiptar nga ky Kongres, ishte pjesë e kontributeve të bektashinjve në shekuj. Falë vendimeve historike të Kongresit të Lushnjës në janar të vitit 1920 që mori në mbrojte  besimet fetare, bektashizmi shqiptar, filloi organizmin e tij me statut dhe  Këshill, duke e forcuar atë vit pas viti. Madje shumë prej klerikëve bektashianë kanë dhënë edhe jetën në shërbim të lirisë dhe mbrodhësisë së kombit tonë, sipas thënies profetike se “Pa atdhe nuk ka fe!“.

Dr. ARDIT  BIDA

Dr. Ardit Bida, drejtor i Arkivit Qendror të Shqipërisë, në kumtesën e tij solli dokumente e dëshmi të reja arkivore rreth Kongresit të Prishtës. Ndër të tjera, ai tha: “…Kongresi i Prishtës përbën një prej momenteve më kyçe në konsolidimin e shtetit shqiptar. Ai është fillimi i kombëtarizimit të institucioneve shpirtërore dhe fetare në vend, i njëkohshëm me përpjekjet për të krijuar një shtet të konsoliduar dhe me integritet e sovranitet. Fakti që ndër katër komunitetet fetare tradicionale, bektashinjtë ishin të parët që morën këtë drejtim nuk është rastësor…  Në këtë kontekst, nuk është rastësore ajo që ndodh ne Kongresin e Prishtës, ku nis mëvetësimi dhe kombëtarizimi i komuniteteve fetare në vend. Ky Kongres nuk ka sjellë thjesht mëvehtësinë e bektashinjve shqiptarë nga ata turq, që më vonë do të bëhej edhe kryegjyshata botërore, por mbi të gjitha hapi rrugën e veprimeve të mëtejshme të komuniteteve të tjera, veçanërisht atij musliman suni dhe atij ortodoks, pavarësia e të cilëve nuk ishte thjesht njëçështje fetare, por kishte një dimension të padiskutueshëm kombëtar e shtetëror. Prandaj, sot nuk festohet thjesht 100 vjetori i kongresit qe pavarësoi komunitetin bektashi, por 100 vjetori i pikënisjes së unifikimit real fetar ndërshqiptar, pa të cilën do të rrezikonte vetë shteti ynë. Do të prezantoj vetëm tre dokumente në kumtesën time për të treguar me fjalët e kohës, peshën reale të kesaj ngjarjeje të rëndësishme. Një prej figurave më të rëndësishme të politikës shqiptare që kontribuoi në pavarësimin dhe më vonë në ringritjen e shtetit shqiptar përmes Kongresit të Lushnjes, Aqif Pashë Elbasani ka pasur një rol të veçantë. Si Bektashi dhe politikan, ai luante rolin e ndërlidhësit mes klerikëve bektashinj dhe qeverisë. Më 23 dhjetor 1920, ai i dërgon Kryeministrit një letër ku përcjellë lutjen e organizatorëve Baba Ahmet Turanit dhe Baba Hysen Prishtës, me anë të së cilës ata luten për dërgimin e një delegati nga ana e qeverisë dhe prezantojnë programin e kongresit. …Kongresi i Prishtës nuk është thjesht një eveniment për bektashinjtë dhe komunitetin Bektashi. Ai nisi si një përpjekje për t’i dhënë fund përçarjes ndër shqiptarë, që kishte kulminuar me Kryengritjen e Shqipërisë së Mesme. E ndërkohë që katolikët e kishin të pamundur dogmatikisht, ortodoksët kishin përballë pengesën politike të Greqisë dhe myslimanët ishin ende në procesin e vështirë të ndarjes me kalifatin, bektashinjtë thyen tabunë duke krijuar komunitetin e tyre të pavarur. Për shtetin e sapokrijuar shqiptar, kongresi i Prishtës nuk ishte thjesht një arritje, por edhe një lakmues i mënyrës se si duhet të veprohej në raste të ngjashme. E kjo rrugë, më shumë sesa nga qeveria u çel nga organizatorët e vetë Kongresit, të cilët kërkuan të ishin nën patronazhin e qeverisë në veprimet e tyre që u kryen për Fe dhe për Atdhe!…”

Në fund, Dr. Ardit Bida, i dhuroi Kryegjyshit Botëror Bektashian, Dede Edmond Brahimaj, disa dokumente të reja për Kongresin e Parë Bektashian të Prishtës dhe të tjera për bektashizmin, siguruar nga arkivat e huaja, që pasqyrojnë rolin fetar e atdhetar të bektashizmit e të klerikëve bektashian.

 

Përgatiti faqet: Kujtim BORIÇI