Foto e fëmijërisë së Elita Rudit dëshmoi edhe një herë që Zëri është ‘djali i mamit’

278
Sigal

Me ardhjen e Zërit në jetë, ky i fundit ka vjedhur vëmendjen e ndjekësve të Elita Rudit dhe Gjikos. Gjithmonë krahë njëri-tjetrit, familja Gjikolli duken se po shijojnë ditët më të bukura sëbashku.

E si mes çdo çifti, sidomos kur familja plotësohet me fëmijën e parë, diskutimi më i shpeshtë është: cilit prej të dyve i ngjan? Në rastin e Zërit, duket se nuk ka vend për dilemë. Elita ka ndarë së fundmi një kolazh fotosh, ku në njërën anë shihet moderatorja në moshë të vogël, ndërsa në tjetrën Zëri. Përpos flokëve të gjatë të Elitës, asgjë tjetër nuk dallon mes dy fotove.

Elita nuk kishte si të mos e humbiste këtë rast, për ta ‘ngacmuar’ Gjikon publikisht. “Më vjen keq zemër”, ka shkruar ajo me humor. Reperi nuk ka reaguar ende lidhur me postimin e bashkëshortes, megjithatë vështirë se mund të shtojë diçka. “Mini Eli” dhe “Mini Zëri” janë si dy pika uji dhe ndoshta Gjiko e ka radhën tek fëmija i dytë…