Florjan Binaj ironizon hapur banorët e ‘BBV’: Fama ka qenë rastësi, ti nuk je VIP

264
Sigal

Valës së madhe të polemikave për banorët e “Big Brother VIP” i është bashkuar edhe Florjan Binaj.

Aktori i njohur i humorit, përmes disa postimeve ka ironizuar haptazi konkurrentët e shtëpisë së “BBV”, duke thënë se “fama e tyre ka qenë rastësi” dhe se ata nuk janë VIP.

Postimi i Florjanit:

Ti smë the
Atë që të thash
Kur e pash që më pe
E pe që të pash

Unë sta them
Atë që ta thash
Se më the ca më the
E të thash ca të thash

Pusho ti! Pusho
Arbana? Arbana?
Skam pa ca kom thon
Se tash i nigjova të tana

Muhabete aq boshe, sa duket sikur fama ka qenë rastësi

Në një tjetër “Story” ai vazhdon të ironizojë me debatet e fundit dhe penalizmin që iu bë banorëve për shkak të mungesës së rregullit dhe higjenës.

“Nëse shkon në një banjo të pastër dhe e lë siç e gjete, TI NUK JE VIP”, ka shkruar Floriani.

ImageImage