Fjoralba Ponari bëhet nostalgjike, publikon foton e rrallë nga fëmijëria

302
Sigal

Fjoralba Ponari është kthyer në një ndër personazhet më të dashur për ekranin shqiptar. Moderatorja është shumë aktive në rrjete sociale, ku shpesh ndan me ndjekësit momente të ndryshme nga përditshmëria e saj.

Moderatorja është bërë nostalgjike dhe ka publikuar në Instastory një fotografi kur ka qenë fare e vogël ku ndodhet në krahët e së ëmës. Ajo që bien në sy janë tiparet kaq të ëmbla që ka edhe sot moderatorja, si dhe ngjashmëria e madhe me mamanë e saj.

Përsa i përket jetës private, moderatorja ka rrëfyer gjithmonë se është në një lidhje, mirëpo është kujdesur gjithmonë që ta mbajë partnerin larg vëmendjes së publikut. Pak ditë më parë, ajo ndau një foto, ku shiheshin të përqafuar, por përsëri ka preferuar të ruajë imazhin e tij.