PPE ultimatum sheikut të Tiranës

323
Sigal

Grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian paralajmëron qeverinë shqiptare se zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në BE. Nuk do të tolerojmë asnji grupim jolegjitim të marrë peng demokracinë por të respektohet marrveshja e 5 qershorit për Reformën Zgjedhore e pershëndetur ndërkombtarisht. Gati projekti për vendosjen e vizave ndaj qytetarve të shqiptarë

Zgjedhjet e lira e të ndershme janë parakusht themelor për integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian. Ky është paralajmërimi i fortë i Partive Popullore Europiane, grupimi më i madh politik në Parlamentin Europian. Teksa në Tiranë, palët politike nuk po gjejnë ende gjuhën e dakordësisë lidhur me Kodin Zgjedhor, PPE apelon që, reforma zgjedhore e 5 qershorit të zbatohet siç është rënë dakord konsensualisht, ndryshimet e njëanëshme, kundër rekomandimeve të OSBE-ODIHR. Deklarata e plotë për Shqipërinë, e diskutuar në Asamblenë Politike të PPE, bashkë me Bjellorusinë dhe Nagorni Kabarak: “PPE mbështet plotësisht udhërrëfyesin e Shqipërisë drejt integrimit në BE, duke përfshirë zgjedhjet e lira dhe të ndershme si një parakusht themelor. Reforma zgjedhore e 5 qershorit u miratua në mënyrë konsensuale dhe u mbështet ndërkombëtarisht dhe duhet të zbatohet siç ishte rënë dakord. Ndryshimet e njëanëshme në këtë fazë, janë kundër rekomandimeve të OSBE / ODIHR si dhe kundër vendimit të Këshillit të BE për hapjen e negociatave të pranimit. PPE  nxit heqjen dorë nga çdo ndryshim i njëanshëm dhe respektimin e marrëveshjes konsensuale sipas zotimeve”. Deklarata e Partive Popullore Europiane është në një linjë me deklaratat e ambasadorëve të SHBA dhe BE në Tiranë, Yuri Kim dhe Luigi Soreca, të cilët gjithashtu kërkojnë respektimin e Marrëveshjes së 5 Qershorit.