Në disa zona reshje shiu, si do të ndryshojnë temperaturat

285
Sigal

Shërbimi Meteorologjik Ushtarak bën me dije se moti sot do të nisë i vranët, por prej mesditës do të ketë intervale kthjellimesh.

Prej orëve të para të mëngjesit parashikohen reshje shiu me intensitet mesatar deri të lartë në veriperëndim, qendër dhe në ekstremin jugor.

Reshjet në formën e shtrëngatave shoqëruar me shkarkesa elektrike.

Borë e izoluar në majat e alpeve. Prej mesditës gradualisht reshjet e shiut do të humbasin intensitet duke marrë karakter lokal.

Era, do të fryjë nga veriperëndimi e lehtë e përkohësisht e vrullshme në orët e mëngjesit. Temperaturat do të pësojnë rënie të lehta në orët e mëngjesit.

Valëzimi në dete parashikohet 3 deri 4 ballë me lartësi vale 1.8 deri 2.0 metër.

Temperaturat parashikohen:

QYTETET   Temperaturat në °C

Shkodër 15/24 re shi diell rrufe

Kukës 12/21 re shi diell

Lezhë 15/23 re shi diell rrufe

Dibër 11/21 re shi diell

Durrës 17/27 re shi diell rrufe

Tiranë 17/26 re shi diell

Elbasan 16/26 re shi diell

Berat 17/28 re shi diell

Vlorë 15/26 re shi diell rrufe

Korçë 11/22 re shi diell

Gjirokastër 14/26 re shi diell

Sarandë 14/26 re shi diell rrufe.