Era Istrefi “u arratis” drejt një destinacioni të paditur dhe diçka po kurdis!

329
Sigal

Me lirimin e lëvizjes dhe hapjen e kufijve, këngëtarja Era Istrefi ka gjetur mundësinë të udhëtojë jashtë Shqipërisë drejt një destinacioni të cilin ende nuk e ka zbuluar. Vetëm pak minuta më parë, këngëtarja ka ndarë me ndjekësit në Instagram foto nga avioni, ku shfaqet me look-un e ri me flokët bjond.

“Duke shkuar diku”- janë fjalët e Erës krahas postimit, që na bënë të gjithëve kuriozë.

Pas karantinës, fansat presin një projekt të ri nga këngëtarja, ndaj shpresojnë se ky largim e ka një qëllim. Ata mendojnë se Era po gatuan një hit të ri dhe duam ta besojmë! Era gjithmonë sjell hite, ndaj verës i duhet një projekt i ri prej saj. Projekti i fundit i këngëtares erdhi tre muaj më parë, në bashkëpunim me Ilkay Sencan dhe Arash, i titulluar “No maybes”.